
Mesazh nga Kryetari Komunës Farkë:
Hapja e një Faqe në Interneti vetëm për Komunën e Farkës është një tjetër nisëm e ndërmarrë nga komuna jonë, e cila synon ta bëjë këtë vend, këtë komunitet, traditat e vjetra, (si poçeria, vreshtaria, agrikultura, etj), dhe projektet e reja, të njohura jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.
Kjo Faqe Interneti synon:
• Të pasqyrojë aktivitetin e komunës Farkë, qysh nga krijimi i saj e deri më sot, arritjet e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.
• Të prezantojë arritjet e individëve dhe biznesmenëve të zonës, të shkruajë reportazhe të ndryshme, intervista e biseda me përfaqësues të moshave të ndryshme.
• Të pasqyrojë në faqet e saj edhe aspekte ligjore të rëndësishme dhe të domosdoshme për komunitetin.
Së fundi desha të them se publikimi i këtij web site bën që të jemi sa më afër komunitetit, të jemi sa më transparent në punët tona dhe mbi të gjitha është një arritje dhe vlerë për ne dhe brezat që do të vijnë.
I juaji sinqerisht
Kryetari i Komunës Farkë
Fatbardh Plaku
